Telegrafi

Sikur të ishte shqiptar: Alivanoset babai, kur kupton se pas katër vajzave po bëhet me djalë (Video)

Çifti bashkëshortorë që kanë katër vajza, nuk kanë ditur gjë për gjininë e fëmijës së pestë. Vetëm vajza e tyre 16-vjeçare është njoftuar nga mjeku, nëse do të bëhet me vëlla, apo me një motër tjetër, transmeton Telegrafi.

Të rrethuar me balona rozë dhe kaltër, ata kanë qenë duke e prerë tortën e cila do të zbulonte gjininë e fëmijës.

Me të parë se torta ka ngjyrë të kaltër përbrenda, Julio Pena është gëzuar shumë sa që është alivanosur. /Telegrafi/