Site icon Telegrafi

Sikur të ishte në Buenos Aires, festa e jashtëzakonshme e futbollistëve të Argjentinës me autobusin e hapur para mijëra tifozëve në Doha

E gjithë Argjentina është në festë, pasi kanë arritur ta fitojnë Kupën e Botës në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Argjentinasit kanë triumfuar në një finale të jashtëzakonshme pasi kanë mposhtur Francën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2.

Koha e rregullt përfundoi baras 2-2, derisa në shtesë dy skuadrat shënuan edhe nga një gol tjetër për të shkuar në penallti pranë rezultatit të barabartë 3-3.

Pas festës së jashtëzakonshme në stadium, ajo ka vazhduar edhe në rrugët e Dohas, kryeqytetit të Katarit.

Mijëra tifozë kanë pritur autobusin me lojtarët e Argjentinës dhe trofeun e Kupës së Botës në rrugët e Dohas.

Atmosfera ishte elektrizuese sikur të ishin futbollistët argjentinas në kryeqytetin e tyre Buenos Aires e jo në një vend krejt tjetër, pasi numri i tifozëve argjentinas që kishin udhëtuar drejt Katarit ishte jashtëzakonisht i madh.

Gjithsesi festa e madhe do të ndodh në Buenos Aires sapo gjatë ditës së sotme ekspedita e Kombëtares së Argjentinës do të rikthehen nga Katari.

Kujtojmë që kjo ishte hera e tretë që Argjentina fiton Kupën e Botës. /Telegrafi/

https://twitter.com/futpola/status/1604762364934512641?s=20&t=H_TEsrsr7mXjiVGSaz9Ytg

Exit mobile version