Site icon Telegrafi

“Sikur të ishin viktima të luftës”, të dhënat shokuese vijnë nga Italia – vlerësohet se këtë vit do të vdesin rreth 700 mijë persona

Kreu i Institutit Kombëtar të Statistikave në Itali, Carlo Blangiardo, ka vlerësuar se këtë vit në Itali do të ketë rreth 700 mijë të vdekur, qindra mijëra më shumë sesa vitin e kaluar.

“Është sikur janë viktima të luftës, për herë të fundit kur një i shifër e tillë e të vdekurve në Itali ka ndodhur është regjistruar gjatë vitit 1944”, ka thënë për televizionin RAI, Blangiardo, transmeton Telegrafi.

E përditshmja italiane Il Fatto Quotidiano, raporton se fjalët e Blangiardo janë konfirmuar dhe i kanë krahasuar me ato të gazetarëve dhe shkencëtarëve që shpesh i përdorin kur flasin për coronavirusin.

Për viktimat e COVID-19 ka folur edhe kreu i organit lokal të Macherates, Domenico Guzini, i cili theksoi se “nëse edhe dikush nga vdesë (nga COVID-19) keni durim”.

Por kjo deklaratë e tij ka shkaktuar reagime të shumta, kurse videoja e tij ku flet për këtë është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version