Telegrafi

Sikur të ishin fëmijë, dy burra nisën të përleshen skaj rruge – pensionisti doli nga shtëpia në përpjekje t’i ndalonte

Për arsye të panjohura, dy burra kanë nisur të përleshen skaj një rruge në Bristol të anglisë dhe nuk po ndaheshin, sikur të ishin fëmijë të zemëruar.

Lëvizjet e tyre ishin aq të ngathëta dhe këmbëngulja shumë e madhe, sa që të gjithë që i shikuan i konsideruan si shumë patetik, transmeton Telegrafi.

Ngjarja është bërë edhe me qesharake, kur një pensionist doli nga shtëpia e tij, në përpjekje që t’i ndalonte, por ata vazhduan sërish me goditje.

Mësohet se ata kanë shkëmbyer edhe shumë fjalë të ndyta, duke nervozuar shumë njerëzit që u ndodhën në afërsi. /Telegrafi/