Për arsye të panjohura, dy burra kanë nisur të përleshen skaj një rruge në Bristol të anglisë dhe nuk po ndaheshin, sikur të ishin fëmijë të zemëruar.
Lëvizjet e tyre ishin aq të ngathëta dhe këmbëngulja shumë e madhe, sa që të gjithë që i shikuan i konsideruan si shumë patetik, transmeton Telegrafi.
Ngjarja është bërë edhe me qesharake, kur një pensionist doli nga shtëpia e tij, në përpjekje që t’i ndalonte, por ata vazhduan sërish me goditje.
Mësohet se ata kanë shkëmbyer edhe shumë fjalë të ndyta, duke nervozuar shumë njerëzit që u ndodhën në afërsi. /Telegrafi/