Telegrafi

Sikur në filma: Brad Pitt shpëton një fanse (Video)

Hamshori hollivudian, Brad Pitt, edhe një herë i ka mahnitur fansat e tij duke e shpëtuar një fanse të re, e cila kishte ngecur në afërsi të tij.

Aktori i ka xhiruar skenat e filmit të ri, “Allied”, në Las Palmas, ndërsa një numër i madh i fansave ishin grumbulluar prapa mburojave për ta shikuar nga afër.

Në momentin kur Pitt u afrua te rrethojat ndodhi një kaos i madh dhe një vajzë re ishte në rrezik të shtypej nga turma e fansave.

Megjithatë, aktori e vërejti rrezikun dhe ndërhyri menjëherë duke e larguar atë nga rrethoja dhe e uli në një vend të sigurt.

Në videon e mëposhtme mund të shihni veprimin e Pitt që meriton lëvdata. /Telegrafi/