Telegrafi

“Sikur e kishim lënë që do ndaheshim për një muaj”, Einxhel dhe DJ Dagz vazhdojnë të shijojnë çdo moment së bashku

Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë vazhduar lidhjen edhe jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Dyshja, të cilët u njohën në shtëpinë më të madhe në Shqipëri, po vazhdojnë të jenë çdo moment pranë njëri-tjetrit.

Ata po e kalojnë të shumtën e kohës bashkë, ndërkohë që nuk mungojnë as fotografitë e tyre të përbashkëta.

Einxhel Shkira (Foto: Instagram)

Në një postim të fundit ku shfaqet me DJ nga Kosova, moderatorja shqiptare shkroi: “Sikur e kishim lënë që do ndaheshim për një muaj”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ Dagz

Teksa me shaka ka vazhduar se tani ka mbaruar BB VIP dhe se i njëjti duhet të largohet nga jeta e saj.

Einxhel Shkira (Foto: Instagram)

“Ej ka mbaruar BBV”, tha Shkira.

Ajo momentalisht është duke e shijuar në masë të madhe romancën, jashtë kamerave e spektaklit madhështor. /Telegrafi/

Einxhel Shkira (Foto: Instagram)