Cristiano Ronaldo ka qenë tejet i ekzaltuar pas triumfit në finalen e madhe të San Siros.
Ronaldo shënoi penaltinë vendimtare në duelin titanik të zhvilluar mbrëmjen e të shtunës.
Dhe superylli portugez një moment të tillë të gëzimit e ka pasur edhe për Topin e Artë.
Së paku kështu konstatohet nga mënyra e festimit.
Ai në intervistën e parë në fushë në kamerë brohoriti duke thënë “Siiiii” që në shqip është “Pooo”.
Të njëjtin festim ai e bëri edhe pasi u konfirmua se fitoi Topin e Artë, shkruan Telegrafi.
Ronaldo është bërë shpesh objekt i talljeve për këtë mënyrë festimi. /Telegrafi/