Telegrafi

Siguron rehati dhe relaksim: Ngjyra e vitit në rregullimin e enterierit dhe eksterierit

Lehtë përshtatet në çdo hapësirë

Kompania amerikane e specializuar për ngjyra Sherwin-Williams ka njoftuar se cila ngjyrë do të jetë hit në vitin 2021 në rregullimin e enterierit dhe eksterierit.

Në këtë vit do të mbizotërojë ngjyra e ngrohtë, e errët e pasur me nëntone të hirta të cilën në kompani e kanë quajtur e bronztë urbane.

Siç e përshkruajnë njohësit, ngjyra është ajo e cila nxit relaksimin dhe ofron rehatinë që vërtet na duhet në këto kohë, transmeton Telegrafi.

Ngjyra e bronztë urbane ju nxit që të krijoni strehën tuaj për të menduar dhe për të ripërtërirë vetveten, thotë Sue Wadden, drejtori i marketingut në Sherwin-Williams.

Ngjyra bashkon dizajnin e viteve ’70 dhe ’90 me modernen. Më së miri do të duken nëse i kombinoni me tone të tjera neutrale të ngrohta, si p.sh. nuanca të shndritshme të së hirtës apo pak të gjelbër.

Gjithashtu pëlqehen materialet natyrore si druri, guri, tekstilet e endura dhe metali.

Natyrisht, gjithmonë mund të filloni nga muret. Dhe një mur i ngjyrosur në një hije të pasur, gri të errët do ta bëjë shtëpinë një vend ku mund ta gjeni qetësinë tuaj në çdo moment.

/Telegrafi/