Kevin Antony nga një stacion policor në Yorkshire, e ka publikuar një fotografi ku shfaqen shishet e qumështit të mbyllura me çelës.
Kështu ka vepruar një polic, pasi kolegët e tij gjithmonë ia vidhnin pijen e preferuar nga frigoriferi i përbashkët i zyrës, transmeton Telegrafi.
“Të dërgosh email te të gjithë dhe të ankohesh, nuk është zgjidhje e problemit. Prapë do ketë të tillë që e pinë fshehtas”, ka shkruar Antony lidhur me rastin.
Imazhi i postuar në rrjetin social, është pëlqyer shumë duke u shpërndarë më se 24 mijë herë, gjë që tregon se shumë njerëz e kanë pëlqyer formën si e ka siguruar qumështin. /Telegrafi/