Pothuajse shumicës prej nesh na ka ndodhur t’i dërgojmë aksidentalisht një mesazh personit të gabuar, dhe imazhet e publikuara më poshtë tregojnë se rezultatet dinë të jenë “poshtëruese”.
Fotogaleria tregon disa nga rastet më ekstreme, ku persona nga e mbarë bota duke dërguar mesazhe apo fotografi të nxehta partnerëve të tyre, u kanë dërguar prindërve, transmeton Telegrafi.
Askush nuk do të dëshironte që nëna ose babai të di për fantazitë tona seksuale, por autorët e këtyre mesazhe tregojnë se në fakt ata janë shumë më liberal sesa që kanë menduar fëmijët e tyre.
Një vajzë aksidentalisht ia kishte dërguar një foto gjysmë lakuriq nënës së saj, por ajo menjëherë iu kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë.
Këto fotografi janë dëshmia më e mirë, se si duhet dy herë t’i kontrolloni dy herë emrat e personave në telefon para se ta shtypni butonin “dërgo”. /Telegrafi/