Kontrolloni shtatzëninë tuaj në një mënyrë më të lehtë se kurrë më parë
Gratë kanë gjetur mënyra të ndryshme për të konfirmuar shtatzëninë me mjete jomjekësore, njëra prej tyre është zbardhuesi! – transmeton Telegrafi.
Si të bëni një test me zbardhues?
Ju duhet të vendosni urinën në ndonjë filxhan dhe më pas mbi të të derdhni një filxhan zbardhues. Nëse krijohet shkumë, do të thotë se jeni shtatzënë.
Po shkenca çfarë thotë?
Supozimi i përgjithshëm është se hormoni HCG, i cili është i pranishëm në urinën tuaj vetëm nëse jeni shtatzënë, reagon me zbardhuesin dhe shkakton shkumë.
A funksionon?
Kjo nuk është konfirmuar kurrë si një metodë plotësisht e saktë për të vërtetuar shtatzëninë, por shumica pretendojnë se është konstatuar se është e vërtetë. Megjithatë mos u mbështeteni vetëm në këtë metodë, por kontrolloni shtatzëninë tuaj te një mjek!
Le të jetë ky një pasion juaji, kështu që edhe nëse nuk rezulton i vërtetë, mos u zhgënjeni.
/Telegrafi/