Site icon Telegrafi

Sigurohu a je “egërsirë” në shtrat

Kur nuk i duket kurrë mjaft, do të thotë që diçka po bën si duhet – pra vetëm vazhdo ashtu, transmeton Telegrafi.

Flirton edhe pas seksit

Shumica e meshkujve thonë që pas seksit në të cilin vërtet janë kënaqur, dëshirojnë që të dashurës t’i dërgojnë disa porosi të ëmbla dhe t’ia bëjnë me dije që ia kanë kaluar shkëlqyeshëm.

Vazhdimisht të prekë

Djaloshit të cilit i pëlqen do të shfrytëzojë çdo çast që të të prekë, sepse thjesht nuk mund t’i mbajë duart larg teje. Prekjet e tij janë përkujtues fizik se sa të dashuron.

“Ishte shkëlqyeshëm”

Kjo është shenjë goxha e qartë që “ke aftësi”, mirëpo kij parasysh që nëse të thotë se “ishte shkëlqyeshëm” me siguri edhe ashtu mendon sepse në të kundërtën vetëm do të kishte heshtur. Nuk thotë ashtu vetëm për të qenë e kujdesshme, por për shkak që dëshiron të vazhdosh të bësh atë që je duke e bërë.

Edhe ti ndihesh shkëlqyeshëm

Për seks nevojiten dy veta, kështu që nuk është me rëndësi vetëm që ai të mendoj që je “egërsirë”, por që edhe ti të kënaqesh.

Provon poza të reja

Nëse dëshiron të provoni poza të reja, është e sigurt që dëshiron të bëjë çdo gjë që të të kënaqë sa edhe ti atë. Natyrisht, nëse nuk kënaqesh në ndonjë prej lojërave të reja seksuale, duhet t’ia thuash, sepse qëllimi është që të dy të përjetoni kënaqësi.

/Telegrafi/

 

Exit mobile version