Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me anëtarin e bordit dhe drejtorin industrial të kompanisë “Iveco”, Antoine Garnier, prezantuan furgonin për transport të personave me nevoja të veçanta, dhuruar nga kjo kompani për Komunën e Prishtinës.
Me këtë rast, Ahmeti falënderoi kompaninë “Iveco” për këtë donacion shumë të rëndësishëm për Komunën e Prishtinës.
Ky furgon do të përdoret për të lehtësuar transportin e nxënësve me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës.
Deri më tani, transportimi i tyre është bërë në forma të ndryshme nga Handikosi, mirëpo tash e tutje këtë gjë mund ta bëjë vet Komuna e Prishtinës. /Telegrafi/