Site icon Telegrafi

Sigurohet plazma për shërimin e babait të Eliza Hoxhës, deputetja falënderon të gjithë për ndihmën

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka njoftuar se është siguruar plazma për shërimin e babait të saj.

Hoxha përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë atë që ishin të gatshëm për të ndihmuar.

“Të dashur miq, plazma për babin u sigurua. Dua të falënderoj secilin për gatishmërinë dhe vullnetin për të na ndihmuar. Shumë faleminderit për dhuruesit!  U jemi shumë mirënjohës e gjithë familja. Kosova është e bukur sepse vazhdon me pas njerëz vullnetmirë”, ka shkruar Hoxha.

Deputetja mbrëmë kishte kërkuar ndihmën e personave që kanë kaluar tashmë COVID-19, për të dhënë plazmë pasi nevojitet për babin i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version