Telegrafi

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit.

Xhudistja jonë do të luftojë sot për të arritur finalen e Grand Slamit të Parisit, ku atje do të përballet me xhudisten franceze, Amandine Buchard në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë,

Në rrugëtimin e saj deri në gjysmëfinale, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Ndërkaq, në çerekfinale, Distria e mposhti xhudisten mongoleze, Sosorbaram Lkhagvasuren, vetëm për tu kualifikuar në gjysmëfinale për tu përballur me Amandine Buchard. /Telegrafi/