Banka Botërore do të vazhdojë të mbështesë bujqësinë në Kosovë në avancimin e sistemit të ujitjes së tokave bujqësore.
Kjo u theksua në takimin që ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq pati sot me zyrtarët e Bankës Botërore.
Me këtë rast, ministrja Zhiviq theksoi rëndësinë e projekteve të BB-së në realizimin e projekteve të përbashkëta në zhvillimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë, ku sipas saj projekte të tilla janë të domosdoshme për zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë.
Ndërsa, David Michaud, rikonfirmoi mbështetjen e Bankës Botërore për bujqësinë, duke theksuar se ky sektor kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Palët u pajtuan që të kenë koordinim të vazhdueshëm për realizimin e projekteve të reja mes MBPZHR-së dhe BB-së për zhvillimin dhe fuqizimin e bujqësinë në Kosovë. /Telegrafi/