Telegrafi

Sigurohen shtëpi për më shumë se njëqind njerëz

Gurthemelet për shtëpitë që janë rindërtuar apo ndërtuar në regjionin e Istogut janë vënë në korrik të këtij viti si pjesë e projektit Kthimi dhe Reintegrimi në Kosovë. Projekti është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës, Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe UNDP-së.
Poashtu edhe 25 shtëpi të tjera janë ne ndërtim e sipër për të përkrahur familjet e të kthyerve që dëshirojnë të rifillojnë jetën e tyre në Istog.

Punët ndërtuese janë në zhvillim e sipër poashtu edhe në Gjilan, Fushë Kosovë dhe Pejë ku 72 shtëpi janë pothuajse të përfunduara.
Projekti Kthimi dhe Reintegrimi po realizohet në katër komuna: Gjilan, Istog, Fushë Kosovë dhe Pejë.

Qëllimi i tij është për të përkrahur kthimin e qëndrueshëm të refugjatëve dhe personave të zhvendosur, me angazhim të konsiderueshëm të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe autoriteteve lokale komunale.

Gjithsej rreth 180 familje të zhvendosura dhe familje refugjatësh pritet të kthehen në katër komunat e përzgjedhura. Deri më sot janë përfunduar 83 shtëpi në këtë projekt dhe pritet që para fundit të vitit të kthehen më shumë njerëz.
Projekti që arrin vlerën prej €4.8 milion është inicuar nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian (kontributi i KE-së: €3.3 milion) dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim (kontributi i MKK-së: €1.1 milion), në tetor 2008. Projekti realizohet nga UNDP-ja, e cila po ashtu ofron bashkëfinancim prej €0.4 milion