Site icon Telegrafi

Sigurohen pajisje shkollore për 150 fëmijë në nevojë

Ditën e diel, Parku i qytetit në Shkup ishte vendi i zbavitjes, buzëqeshjeve fëmijërore, shoqërim dhe mbi të gjitha – humanitet në vepër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Disa qindra qytetarë, yje të estradës muzikore të Maqedonisë e shfrytëzuan motin me diell dhe në mënyrë aktive treguan humanitet në ngjarjen humanitare “Lëviz me gisht – dhuro pajisje shkollore”.

Aksioni i cili u organizua nga Këshilli kombëtar i të rinjve të Maqedonisë, Këshilli ndërkombëtar – Shkup dhe Agjencia për të rinj dhe sport, në suaza të kampanjës “Lëviz me gisht”, rezultoi me interesim masiv nga njerëz human dhe kompani të ndryshme, ku u mblodhën donacione që do t’i kënaqin nevojat themelore për ndjekje të procesit edukativo-arsimor të 150 nxënësve nga familjet në gjendje të rëndë financiare nga 6 shkolla komunale të territorit të Bashkisë së Shkupit, ndër të cilët edhe Shtëpia për fëmijë pa prindër “11 Tetori” dhe shkolla për fëmijë me nevoja të veçanta./Telegrafi/

Exit mobile version