Site icon Telegrafi

Sigurohen mjetet për shërimin e Qëndrim Aliut

Qytetarët kanë arritur që të grumbullojnë mjetet e duhura për shërimin e Qëndrim Aliut nga Vushtrria, i cili vuan nga një kancer i rrallë që i është shfaqur në fytyrë.

Lajmin por grumbullimin e mjeteve e ka bërë publik kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri nëpërmjet një shënimi në Facebook.

“Qëndrim Aliu sot bashkoi qytetin tonë. Jam shumë krenar me qytetarët dhe bizneset e komunës së Vushtrrisë që sot u organizuan dhe i mblodhën mjetet financiare për shërimin e Qëndrimit. Solidariteti është cilësia më e mirë e njeriut dhe sot qytetarët e Vushtrrisë dhe jo vetëm e dëshmuan në vepër! Shërim të shpejtë Qëndrimit!”, ka shkruar kryetari Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version