Familja e Lum Bajraktarit informojnë se janë grumbulluar paratë e nevojshme për të dërguan për trajtim mjekësorë jashtë vendit djalin e tyre.
“Në emër të familjes Bajraktari, dua të iu informoj se paratë për Lumin tonë, janë grumbulluar.
Shumë falënderime nga thellësia e zemrës për krejt familjarët, miqtë, dashamirët, çdo shqiptar dhe çdo zemër të mirë, që na u bë krah në këto ditë të vështira për ne”.
“Lumi po niset drejt Turqisë. Ai tash ka nevojë për lutjet tona drejt qiellit. Zot, na duhet ndihma jote”, thuhet në njoftimin e Familjes Bajraktari.
Lum Bajraktari nga Peja është diagnostifikuar me sëmundjen e Leukemisë Akute.
Vlera që nevojitet për shërimin e tij shkon në 155 mijë euro,që tashmë për fat të mirë janë siguruar sipas familjes./Telegrafi/