Telegrafi

Sigurohen 50 mijë vaksina kundër ”lëkurës së pezmatuar” te bagëtitë

hereford herd

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) njofton se ka arritur që të sigurojë 50 mij doza të vaksinës kundër sëmundjes së ”lëkurës së pezmatuar” te gjedhet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto vaksina do të përdoren në 19 komuna të pjesës lindore dhe juglindore të vendit, si në Demir Kapi, Shtip, Vasilevë, Radovish, Bosilevë, Dellçevë, Pejçevë, Berovë, Novo Sellë, Strumicë, Vallandovë, Vinicë, Dojran, Makedonska Kamenica, Gjevgjeli, Kratovë, Konçe, Çërnovc dhe Bogdanci.

Vaksinimi do të përfshijë zonat që janë nën mbikëqyrje dhe zonat e mbrojutura, ku është vërtetuar prania e sëmundjes, si edhe në zonat që kufizohen me këto vende. Vaksinimin do ta bëjnë shoqatat të cilat kanë marrëveshje me AUV-në, një pjesë e të cilave tashmë kanë filluar me vaksinimin./Telegrafi/