Shtëpia dhe prona e Sasho Mijallkov ka qenë mollë sherri që ngjallën një përplasje mes Prokurorisë Speciale Publike, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mbrëmë policia e arrestoi hetuesin e Prokurorisë Speciale Publike vetëm se ai fotografonte shtëpinë e ish-drejtorit të DSK-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sot, sigurimi i shtëpisë së Mijallkov kërkoi nga televizioni 21 që të mos inçizohet shtëpia e ish-drejtorit të DSK-së dhe që ekipet e televizioneve të largohen nga rruga ”Salvador Alende” në Vodno.
Shtëpia kishte qenë bosh dhe brenda nuk ishte askush.
Shtëpitë në këtë lagje siguroheshin nga SGS, kompani sigurimi e afërt me të gjithë kompanitë të afërta me Sasho Mijallkov./Telegrafi/