Në Brazil kanë shpërthyer protestat pas incidentit rrëqethës, ku punonjësit e sigurimit të një marketi rrahën për vdekje një burrë.
Mllefi te qytetarët shpërtheu pasi që në rrjetet sociale u shfaq një video e rrahjes së Jao Albert Silveira Freitasa në hyrje të një marketi, transmeton Telegrafi.
Në videon rrëqethëse që është filmuar nga njëri prej punonjësve të sigurimit të marketit, shihet brutaliteti i kolegëve të tij që rrahin burrin të cilin e grushtojnë dhe shqelmojnë derisa ai rrëzohet me fytyrë për tokë.
https://twitter.com/CristopherHeM/status/1329606784949104646?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1329606784949104646%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3571437%2Fuznemirujuce-obezbedjenje-marketa-u-brazilu-pretuklo-muskarca-na-smrt-protesti-buknuli-sirom-zemlje-video
E në një video tjetër të publikuar disa orë më vonë, shihet se si njëri prej sulmuesve qëndronin mbi shpinën e Freiasas. Në anën tjetër raportohet se incidenti ka ndodhur pranë Karfur në Porto Alegreu, por protestat janë zgjeruar edhe në qytetet tjera të Brazilit.
Qytetarët e mllefosur janë futur nëpër marketet e zinxhirit tregtar, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos blejnë asgjë në këto markete.
E pas reagimeve të shumta, Karfur ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me kompaninë e sigurimit dhe se ka shprehur keqardhjen për vdekjen brutale të Freiasasit. /Telegrafi/