Site icon Telegrafi

Siguria në Ligën e Kampionëve mbetet shumë e dobët, sa shumë tifozë u futën në fushë në ndeshjen Bayern – Real

Shumë fansa të futbollit u futën në fushë në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid, që u mbyll me fitoren e spanjollëve 2-1.

Anësori i Bayernit, Franck Ribery, ka qenë i detyruar të ik nga një tifoz pasdi ai iu afrua dhe e kapi për fanella, për ta rrëzuar pastaj sigurimi.

Një tjetër tifoz bëri përpjekje por që dështoi që të fotografohej me ish-yllin e Bayernit, Toni Kroos.

Një tjetër kishte më shumë sukses, pasi mori një ‘selfie’ me lojtarët e Real Madridit – duke përfshirë Marcelon, Sergio Ramosin dhe Kroosin – para se të kapej nga sigurimi.

Skenat ishin shqetësuese, pasi kujdestarët nuk arritën të vepronin aq shpejt sa të pengonin tifozët që zbrisnin nga tribunat në fushë.

Cristiano Ronaldo, siç pritej, ishte objekt i vëmendjes së tifozëve, ku ai dhe Marcelo dukeshin të tronditur se si me aq lehtësi tifozët afroheshin afër tyre.

Por ylli portugez ruajti gjakftohësin dhe u fotografua me djaloshin që u afrua.

Ishin vizitorët nga Spanja që fituan në fund 2-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Joshua Kimmich shënoi për Bayernin në fillim për t’i hapu rrugë golave të Marcelos dhe Marco Asensio. /Telegrafi/

Exit mobile version