Site icon Telegrafi

Siguria, kryefjalë e Dacia Sanderos së ri – veturës që shpëtoi jetë

Dacia Sandero i ri ishte vetura që rrëmbeu gjithë vëmendjen së fundmi.

Kostoja e volitshme e sigurimit të veturës së prodhuesit Dacia falë distributorit të autorizuar, Auto Mita, bëri që interesimi të jetë i madh për këtë veturë.

Por, vetura që kushton sa një ajvar në ditë, nuk e ka çmimin si vlerën kryesore, por SIGURINË, në mesin e shumë atributeve që zotëron.

Këtë e vërteton edhe rasti i fundit që ndodhi në rrugët e Kosovës, ku Dacia Sandero i ri shpëtoi jetë.

Në rrugën e rrezikshme që mori shumë jetë, Kaçanik – Hani i Elezit, kohë më parë u aksidenua një Dacia Sandero i ri që filloi qarkullimin në rrugët e Kosovës nga Auto Mita.

Për arsye që ende nuk dihen, vetura ra në një thellësi dhjetra metra, ndërsa fatmirësisht, shpëtuan pa asnjë dëmtim dy personat që janë gjendur në këtë veturë.

Aksidentet ndodhin pavarësisht rrethanave në të cilat gjendeni, por është shumë e rëndësishme që vetura të jetë në gjendje që të shpëtojë jetën tuaj në rast se vjen deri te aksidenti.

Siguria është pra një prej atributeve më te vlefshme të Sanderos së ri, i cili mund të sigurohet nga ju falë distributorit të autorizuar, Auto Mita.

Interesimi për veturën që kushton sa një ajvar në ditë vazhdon të jetë shumë i madh. /Telegrafi/

Exit mobile version