Site icon Telegrafi

“Siguria Inteligjente” – çfarë solli eventi i Besa Security dhe Uniview?

Besa Security, në bashkëpunim me Uniview, organizuan dje një event të veçantë që mblodhi së bashku institucione të ndryshme dhe të rëndësishme për të diskutuar mbi teknologjinë më të avancuar në fushën e sigurisë.

Gjatë këtij aktiviteti, përfaqësues nga Uniview prezantuan cilësinë e kamerave të tyre të sigurisë, duke sjellë në vëmendje risitë dhe përfitimet që ato ofrojnë për mbrojtjen dhe monitorimin e objekteve dhe ambienteve.

Eventi u fokusua në rëndësinë e përdorimit të kamerave të sigurisë me cilësi të lartë, të cilat janë të pajisura me teknologji të përparuar dhe analitikë të videove përfshirë edhe inteligjencën artificiale, duke i bërë ato një zgjedhje të shkëlqyer për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar ngjarjet e padëshiruara.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndjekin demonstrime të drejtpërdrejta të produkteve dhe të njihen nga afër me veçoritë unike që dallojnë kamerat Uniview nga ato të tjera në treg.

Përfaqësuesit e institucioneve të pranishme vlerësuan cilësinë e lartë të prezantimeve dhe mundësinë për të shkëmbyer mendime mbi sfidat dhe përparësitë e teknologjisë së sigurisë. Besa Security, me përvojën e saj mbi 20-vjeçare në fushën e sigurisë dhe gamën e gjerë të shërbimeve të ndërlidhura që ofron, konfirmoi edhe një herë angazhimin e saj për të sjellë zgjidhje inovative për klientët e saj.

Eventi ishte një hap tjetër i rëndësishëm për Besa Security dhe Uniview në promovimin e standardeve të larta të sigurisë në Kosovë, duke synuar që të ofrojë gjithmonë teknologji të avancuar dhe zgjidhje të personalizuara për nevojat e çdo klienti.

Përveç prezantimeve dhe diskutimeve të rëndësishme, eventi u mbyll me një lojë shpërblyese, ku katër nga pjesëmarrësit u zgjodhën si fitues. Secili prej tyre fitoi një kamerë Uniview.

Ky aktivitet ndihmoi në krijimin e një atmosfere miqësore dhe bashkëpunuese, duke u ofruar pjesëmarrësve një mundësi të shkëlqyer për të angazhuar biseda dhe ndarë mendime mbi rëndësinë e teknologjive të reja në siguri.

Exit mobile version