Site icon Telegrafi

Siguria e depozitave në Kosovë në nivel të kënaqshëm

Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale (STRAS), ka mbajtur sot konferencën me temë “Siguria e depozitave në Kosovë”.

Drejtuesi i STRAS–it Ibrahim Rexhepi, ka thënë se për depozita pos BQK-së duhet të jetë edhe e BQK-së më krijimin e politikave adekuate, duke përfshi këtu edhe Ministrinë e Financave.

“Depozitat janë faktor esencial për sistemin bankar. BQK ja është faktori më i madh për stabilitet financiar”, ka thanë Rexhepi.

Ndërsa Guvernatori i BQK-së Bedri Hamza, ka thënë së bankat menaxhojnë depozitat, prandaj, sipas tij, besimi i konsumatorëve ndaj tyre është primar.
“BQK-ja objektiv ka sistemin efikas bankar duke përmirësuar funksion bankar në kuadër të rritjes ekonomike. Esencialisht mbikëqyrja bankare sigurohet se çdo bankë është në nivel të përshtatshëm për konsumatorë. Roli i BQK-së është ruajtja e stabilitetit financiar”, theksoi Hamza.

Kurse ministri i Financave, Avdullah Hoti, tha se Kosova si vend i ri, ka krijuar një sistem bankar të cilit mund t’i besohet.

“Ka hapësirë për të ndjekur politika që ruajnë stabilitetin e vendit. Në masë të madhe stabiliteti në vend është ruajtur pasi shumë banka janë degë të bankave të huaja dhe punojnë me direktiva të Bankës Qendrore Evropiane. Jam i lumtur që niveli i kredive po rritet, dhe na lehtësojnë pak barrën në financimin e investimeve kapitale”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, niveli i depozitave nuk është i kënaqshëm. “Jam i pakënaqur me nivelin e depozita prej 2.5 miliardë dhe me një kohë jo të volitshme, çfarë edhe i kufizon bankat”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version