Presidenti amerikan Barack Obama është takuar me drejtues të skuadrës së tij të antiterrorizmit dhe sigurisë së brendshme.
Takimi vjen pas sulmeve terroriste të ISIS më 22 mars në Bruksel. Gjatë kësaj mbledhje këshilltarët i kanë bërë të ditur kreut të shtetit se “për momentin nuk ka informacione nga inteligjenca për një komplot për sulme të tilla në SHBA”.
Një ditë më parë policia e Uashingtonit dha alarmin pasi një person shkëmbeu zjarr me policinë në Capitol Hill. /TCH/