Telegrafi

Siguri maksimale në Allianz Arena, policia jep urdhër për heqjen e fletëve të koreografisë (Foto)

Jemi pak minuta para ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe siguria në Allianz Arena është në nivelin maksimal.

Këtë e treton më së miri edhe urdhri që ka dhënë policia vendase.

Polica ka urdhëruar heqjen e fletëve për koreografi në Allianz Arena, por nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të detajuar.

Ky vendim është paksa i çuditshëm pasi gjë e tillë është lejuar në takimin mes Borussia Dortmund dhe Monacos në Westfalenstadion.

Lexo po ashtu Futbolli më i fortë se terrorizmi: Koreografia mbresëlënëse e Dortmundit dhe mbështetja për Bartran (Foto/Video)

Ndeshja është në kuadër të çerekfinales. /Telegrafi/