Jemi pak minuta para ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe siguria në Allianz Arena është në nivelin maksimal.
Këtë e treton më së miri edhe urdhri që ka dhënë policia vendase.
Polica ka urdhëruar heqjen e fletëve për koreografi në Allianz Arena, por nuk ka dhënë ndonjë shpjegim të detajuar.
Ky vendim është paksa i çuditshëm pasi gjë e tillë është lejuar në takimin mes Borussia Dortmund dhe Monacos në Westfalenstadion.
Ndeshja është në kuadër të çerekfinales. /Telegrafi/