Kombëtarja e Islandës ka gjetur në fund të pjesën së parë golin në takimin ndaj Përfaqësueses së Kosovës.
Është ylli i skuadrës mesfushori me tipare sulmuese, Gylfi Sigurdsson, i cili ka shënuar gol për epërsinë 1-0.
Goli i Sigurdssonit erdhi në minutën e 40-të të ndeshjes.
Ky gol erdhi pas një lëvizje të mirë të yllit të kombëtares islandeze, i cili shmangi në mënyrë mjeshtërore Amir Rrahmanin. /Telegrafi/