Çereku i parë filloi me një ritëm të shpejtë të të dyja palëve, por vendasit u treguan pak më të mirë dhe e përmbyllën këtë çerek në avantazh prej dy pikëve, 18-16.
Çereku i dytë ishte diçka më atraktiv. Në fillim vendasit e rritën epërsinë e tyre pas gabimeve amatoreske të bardhekaltërve, por aty ndërhyri trajneri Ahmet Kandemir me një time-out për t’i konsoliduar radhët e veta dhe me disa aksione të shpejta mysafirët u kthyen në lojë. Sidoqoftë, me një ngulitje në sekondat e fundit të Mark Dawsonit, portokallinjtë e ruajtën epërsinë e dy pikëve, 39-37.
Sigkos Bashkimi e nisi shumë më mirë çerekun e tretë dhe e dominoi në përgjithësi, me ç’rast edhe krijoi epërsi të thellë prej 13 pikëve, 60-47.
Sigal Prishtina e nisi furishëm çerekun e katërt duke realizuar një seri 12-0, duke e afruar kështu rezultatin vetëm në një pikë diferencë, por pastaj Kejuan Johnson shënoi një treshe dhe Mark Dawson një dyshe për t’ua humbur shpresat bardhekaltërve për ndonjë rikthim heroik. Rezultati përfundimtar i këtij ballafaqimi ishte, 66-62.
Koshashënuesit më të mirë të Sigkos Bashkimit: | ||
1 | Kejuan Johnson | 18 pikë |
2 | Muhamet Hasani | 13 pikë |
3 | Mark Dawson | 12 pikë |
4 | Rokas Uzas | 12 pikë |
Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës: | ||
1 | Fisnik Rugova | 20 pikë |
2 | Granit Rugova | 16 pikë |
3 | Edmond Azemi | 15pikë |
4 | Akida McLain | 8 pikë |
/Telegrafi/