El- Amin, në Prishtinë vjen pas një përvoje të madhe në Evropë, derisa karrierën e ka nisur në NBA, te Chicago Bulls.
“Khalid El Amin karrieren si basketbollist e nisi në NBA pasi ishte pjesë e skuadres Chigago Bulls , kurse në Prishtinë , ai vjen me një përvoj të madhe nga ligat me të forta në Europë.
El Amin është 36 vjecar dhe është i gjatë 178 cm . Së fundi ai është paraqitur me skuadrën gjermane BG Gottingen për të cilen luajti me një mesatare prej 14 pikëve e 5 asistimeve .
Veç në Gjermani, Khalid El Amin ka luajtur edhe në ligën e Turqisë me Turk Telekom me të cilën ne vitin 2008 e fitoi kupën e këtij shteti dhe u shpall MVP i finales .
36 vjecari ka përvoj të madhe në EuroCup pasi ka luajtur suksesshëm edhe për ekipet si Lietuvos Rytas , Cibona Besiktas e Le Mans”, (sic) shkruan në njoftimin e ekipit prishtinas.
Ndryshe, Khalid El Amin është përforcimi i gjashtë i prishtinasve, pasi më parë për KB SIGAL Prishtinën kanë nënshkruar Giorgie Cekovski , Gëzim Morina , Stanimir Marinov , Yll Kacaniku dhe LaceDaruis Dunn.