Skuadra e Sigal Prishtinës është në formë të jashtëzakonshme. Ata kanë arritur të regjistrojnë edhe fitoren e pestë të tyre me radhë në Superligë, duke e mposhtur sonte Kastriotin në Ferizaj me 17 pikë diferencë, 68-85.
Fitorja pritej nga djelmoshat e Ceyhun Cabadakut, të cilët edhe nuk i dhanë shumë ‘zor’ në këtë lojë ndaj Kastriotit, kurse ndeshja u karakterizua me zbrazje të palestrës Bill Clinton nga policia, pasi që më heret tifozët filluan të shajnë në korr kundërshtarin e tyre.
Sigal Prishtina në mesjavë ndeshet me kampionin e Balkan League, Galil Gilboas. /Borozani/Telegrafi/