Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina vazhdon me fitore

Bardhekaltërit paska të lodhur nga ndeshja e mesjavës ndaj Kozuvit, nuk arritën të krijojnë një epërsi më të madhe se gjashtë pikë në përfundim të pjesës së parë, 44-38.

Mirëpo, në pjesën e dytë Bardhekaltërit i dhanë edhe një shtytje të fundit vetes për ta përfunduar lojën me qetësi dhe për të mos lejuar ndonjë befasi nga kundërshtarët ambiciozë. Ndeshja u përmbyll me 25 pikë epërsi për vendasit, 94-69.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina përforcon pozitën e parë me 35 pikë, e përcjellur nga Peja me 32 sosh, por që ka një ndeshje me pak.

Tani, Bardhekaltërit me 19 mars i pret një sfidë tejet e vështirë në Rumani kundër Craiovas në kuadër të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/ 

Exit mobile version