Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina – Trepça, derbi i javës

Ndeshja përcaktuese se cila skuadër do të fillojë pley-offin nga pozita e parë do të jetë ajo që do të zhvillohen nesër (e shtunë) në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Skuadra fituese do të jetë e para në tabelë. Aktualisht bilanci i takimeve të ndërsjella i këtyre rivalëve në këtë edicion është 2:1 për Sigal Prishtinën.

Përveç rëndësisë së rezultatit, takimin edhe më joshës dhe më interesant e bën rivaliteti në mes të dy skuadrave, që pritet ta mbushë përplot me tifozë të këtij sporti palestrën e kryeqytetit.

Ndeshjet tjera mbesin nën hijen e këtij dueli. Në këtë fundjavë takohen: Peja – Futura (e premte, ora 17:00), Sigal Prishtina – Trepça (e shtunë, ora 19:00), Kosova – Kolegji Universi (e diel, ora 19:00) dhe Drita – Bashkimi (e diel, ora 20:00). /Telegrafi/

 

Exit mobile version