Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina transferon Kuqon dhe Shimën?

Kampionët e Ligës Ballkanike, pritet të jenë shumë aktiv në tregun e transferimeve, dhe tashmë po bëhen gati për dy “goditje” të mëdha.

Bardhekaltrit me gjasë shumë shpejt do të nënshkruajnë kontrata me dy basketbollistë të njohur shqiptar, Ermal Kuqon, me përvojë të madhe evropiane dhe Gerti Shimën, i cili luajti shkëlqyeshëm për Pejën, raporton Zëri.

Të dy basketbollistët e kanë bërë një foto, të cilën e kanë postuar në “Facebook” dhe kanë shkruar: “Në pritje”.

Dyshja me gjasë po e presin përgjigjen e Sigal Prishtinës, e cila parashikohet të jetë pozitive. 

Exit mobile version