Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina transferon gjigantin Hamidu Rahman

26-vjeçari është i gjatë 211 cm, dallohet për fizikusin e tij dhe luan në pozitën e qendrës, pikërisht në pozitën ku bardhekaltërit kishin nevojë më së shumti që të përforcoheshin.

Ai së fundmi ka luajtur për ekipin Gussing të Austrisë ku ka pasur një mesatare të pikëve prej 8.9, teksa më parë ka luajtur për Inter Bratislavën e Sllovakisë.

Drejtuesit e klubit kanë njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të bëhen të ditur edhe emrat e përforcimeve të tjera me të cilët klubi ka lidhur kontrata. /Telegrafi/

Exit mobile version