Prishtinasit, të cilët kanë fituar dy ndeshje dhe kanë pësuar një humbje, në ndeshjen e radhës do të përballen me Teodo të Maqedonisë.
Cabadak: Teodo, skuadër e rrezikshme
Trajneri i “bardh e kaltërve”, Ceyhn Cabadak, të mërkurën në një konferencë për media, e ka vlerësuar të vështirë ballafaqimin me skuadrën maqedonase.
Sipas tekniku turk, Teodo është një skuadër mjaft e rrezikshme, e që sipas Cabadak, kundërshtari i Prishtinës, ka lojtar më shumë eksperiencën.
“Ata janë një ekip shumë e rrezikshme, por që kanë humbur mbrëmë prej Levskit. Dallimi gjatë gjithë lojës ka qenë tri pikë, ndërsa në fund të lojës kanë humbur më gjashtë poena, që nuk ka shumë dallime të madh. Ata kanë një ekip shumë të mirë dhe kanë lojtar më shumë eksperiencë, një trajner shumë të mirë. Për ne janë një kundërshtar mjaft i rrezikshëm”, ka thënë Cabadak, i cili ka shtuar se skuadra e tij është e gatshme për ndeshjen e radhës.
Mazreku: Jemi shumë më të mirë se kundërshtari
Ndërkohë, optimist për fitoren e Sigal Prishtinës kundër Teodo, është shprehur edhe qendra e prishtinasve, Blerim Mazreku.
Ai thotë se atmosfera në Sigal Prishtinë është mjaft e mirë. Mazreku beson se skuadra e tij do ta fitojë këtë ndeshje, sepse sipas tij, ekipi prishtinas është shumë më i mirë se skuadra maqedonase.
“Jam shumë optimist duke u bazuar në ndeshjet që i kemi fituar në Ballkan Ligë. Atmosfera në klub është shumë e mirë. Fitoret janë duke ardhur radhazi. Kemi humbur për pak në Izrael, dhe kundër ekipit që kemi me luajtur besoj se do të fitojmë, sepse jemi shumë më të mirë se ata. Unë kështu mendoj”, tha Mazreku.
Ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Teodo luhet nesër dhe nis në orën 17:30. Prishtina kryeson tabelën me pesë pikë të tubuara. /KosovaPress/Telegrafi/