Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina synon fitoren e dytë kundër Teodos

Duke e ditur se me një fitore eventuale do të vazhdojnë të mbajnë primatin në renditjen e BIBL-së, prishtinasit u nisën për në Mal të Zi me motiv të lartë. Gjithsesi, sfida e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar në kryeqytetin kosovar solli një fitore të ngushtë të ‘bardhekaltërve’, 74:71, duke treguar se Teodo nuk është një skuadër për t’u nënvlerësuar ndonëse zë pozitën e fundit në renditje.

Një gjë të tillë e di edhe menaxheri i skuadrës, Edis Kuraja. Në një prononcim për Arena, ai theksoi se e kanë analizuar skuadrën kundërshtare, duke e cilësuar atë si të rrezikshme. “Ne e kemi analizuar çdo detaj të kundërshtarit tonë. Ne kemi luajtur edhe në Prishtinë ndaj tyre dhe ata kanë treguar një lojë shumë cilësore ndaj nesh”, theksoi Kuraja. Tutje ai tha se nuk bën të gabojnë në këtë ndeshje edhe pse janë favorit.

“Nuk besoj se mund të gabojmë në këtë ndeshje. Në BIBL secila skuadër mund të mposhtet. Jemi favorit vetëm në letër, por këtë duhet ta dëshmojmë edhe në parket. Nuk do të thotë që duhet të fitojmë me çdo kusht, por duhet të luftojmë për fitore”, deklaroi Kuraja. Ndryshe, Sigal Prishtina mban pozitën e dytë në renditje me 18 pikë të tubuara dhe në 11 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar shtatë fitore duke pësuar katër humbje. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version