Bardhekaltërit e përkrahur nga një grup i Plisave nën 13-vjeç arritën të shkëputën shumë në rezultat që në çerekun e parë, duke realizuar kështu një epërsi prej 16 pikëve, 30-14.
Në çerekun e dytë, Dokuzovski futi në lojë Muhamed Hasanin i cili e bombardoi Trepçën me trepikëshat e tij, teksa bardhekaltërit vazhduan dominimin e tyre duke e ngritur edhe më shumë epërsinë në 30 pikë, 57-27.
Çereku i tretë ishte diçka më i barabartë sepse Bardhekaltërit luanin jo me një interesim të madh pasi që fitorën e kishin siguruar në pjesën e parë, megjithatë epërsia e tyre nuk u shkri (75-44).
Në pjesëlojën e fundit Bardhekaltërit treguan superfuqinë e tyre dhe deri në përfundim të ndeshjes e ngritën epërsinë e tyre në, 102-58.
Më të dalluarit në këtë takim për Sigal Prishtinën ishin Tay Waller me 18 pikë dhe Edmond Azemi me 14 sosh. Ndërsa, te Trepça u dallua Alvaro Calvo me 19 pikë.
Me këtë fitore, Sigal Prishtina vazhdon kryesimin në tabelë me 39 pikë, tre pikë më shumë se Peja në pozitën e dytë, ndërsa Trepça mbetet në pozitën e katërt me 30 pikë. /Telegrafi/