Vendasit e dëshmuan që në çerekun e parë epitetin e favoritit për këtë ndeshje, duke e përmbyllur atë me epërsi të lartë prej 26 pikëve, 40-14. Me këtë ritëm bardhekaltërit vazhduan deri në fund të ndeshjes pa asnjë presion dhe vetëm sa e ngritën epërsinë e tyre në 63 pikë epërsi, pasi rezultati përfundimtar shënonte 134-71.
Kjo ishte ndeshja e vetme për këtë javë, pasi që ndeshjet e mbetura të kësaj xhiroje do të zhvillohen javën e ardhshme.
Sigal Prishtina pas kësaj fitoreje gjendet në pozitën e parë në tabelë me 29 pikë, dy më shumë se Peja që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/