Bardhekaltrit janë mysafirë të skuadrës Energia në Targu Jiu të Rumanisë në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
Prishtina është skuadra e parë që do të marr pjesë në gara evropiane, andaj edhe kjo ndeshje vlerësohet të jetë historike për basketbollin kosovar në përgjithësi.
Kjo ndeshje i takon xhiros së parë të Grupit K të edicionit të rregullt të FIBA Europe Cup. Prishtina bën gara në Grupin K të FIBA Europe Cup së bashku me Energia Targu-Jiu (Rumani), Astana (Kazakistan) dhe Petrolina AEK Larnaca (Qipro).
Duhet theksuar se ky është edicioni inaugurues i FIBA Europe Cup, në të cilin do të garojnë 56 klube të ndara në 2 Konferenca dhe në 14 Grupe.