Lajmin e bëri të ditur për GasetaSport drejtori sportiv i Sigal Prishtinës, Artan Rugova i cili tha se planifikohen disa ndeshje para fillimit të stinorit pranveror në BKT Sperligën e Kosovës në Basketbolll.
“Do të përballemi me tetë skuadra jashtë vendit, në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Pastaj do të zhvillojmë edhe dy ndeshje tjera me skuadrat vendore, në mënyrë që ta kompletojmë numrin e dhjetë takimeve para fillimit të kampionatit”, u shpreh Rugova. /Telegrafi/