Kampioni në fuqi e ka mposhtur Trepçën në udhëtim me rezultat 69-88.
Lojtari më i dalluar i ndeshjes ishte Dardan Berisha që shënoi 24 pikë, transmeton koha.net.
Skuadra kryeqytetase ishte më e mirë se ‘Minatorët’ gjatë gjithë ndeshjes dhe falë fitores tani rikthehet në pozitën e dytë në tabelë me 19 pikë të tubuara.
Në pozitën e parë mbetet Peja me bilanc të qindpërqindtë me 22 pikë.