Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina riorganizon ekipin e vajzave

Në vazhdim po ua përcjellim komunikatën e klubit:

“Ky projekt po fillon duke e parë se basketbolli i Kosovës dita ditës është më afër ndërkombtarizimit. Fatkeqësisht, në Kosovë nuk është punuar shumë në këtë drejtim dhe basketbolli si i kategorive të reja ashtu edhe i vajzave ka pasur një ngecje të konsiderushme. KB SIGAL Prishtina nëpërmjet trajnerëve të saj vazhdimisht gjatë tërë këtyre viteve ka bërë punë të mrekullueshme me kategoritë e reja, por tani mendojmë të krijojmë një akademi edhe më serioze dhe afatgjate.

Po ashtu, pjesë e këtij vendimi është edhe forcimi i juniorëve të KB SIGAL Prishtina të cilët këtë sezon do të marrin pjesë në Ligën Ballkanike. Krahas asaj, trajnerët tanë së bashku me trajnerin e ri të grupmoshave të reja Vojkan Krgovic do ti fillojnë gjatë ditëve në vijim ashtu që Klubi ynë të përfaqësohet denjësisht në Junior Ligën Ballkanike

Krahas akademisë së basketbollit, ky është lajm i mirë edhe për vajzat e KB SIGAL Prishtina të cilat u shpallën kampione në këtë edicion. KB SIGAL Prishtina do ti kushton një rëndësi të shtuar edhe vajzave duke i paraprirë edhe garës së re në Ligën Ballkanike e cila shumë shpejtë pritet të zhvillohet edhe në kategorinë e femrave.

Gjatë ditëve në vijim do të ju njoftojmë edhe për terminet e reja që do ti fillojmë në kuadër të akademisë sonë”. /Telegrafi/ 

Exit mobile version