Site icon Telegrafi

Sigal Prishtina pranohet në Ligën Ballkanike

“Bordi i Ligës Ballkanike ka vendosur që një skuadër kosovare nga sezoni i ri të merr pjesë në këto gara”, ka thënë për Express, Fatmir Gashi, kryetar i FBK-së.

Ai ka konfirmuar se Sigal Prishtina do të jetë skuadra që do të marr pjesë në këto gare. Sipas Gashit, ekipi kosovar do të jetë i barabartë me të gjitha vendet anëtare të Ligës Ballkanike.

Numri një i basketbollit kosovar tregon se kërkesa e kosovarëve nuk është kundërshtuar nga asnjë vend anëtar i Ligës Ballkanike.

“Ne kemi menduar se do të kemi pengesa nga disa shtete, por kjo nuk ka ndodhur. Me sa kamë informata përfaqësuesi i Serbisë nuk ka marr pjesë në këtë mbledhje”, ka theksuar Gashi.

Vendimit të bordit të Ligës Ballkanike i kishte prirë fillimisht bordit qendror i FIBA-së me 24 nëntor të vitit të kaluar, duke iu dhënë leje kosovarëve që të garojnë në këtë ligë.

Sipas Gashit ky vendim do t’i hap rrugë anëtarësimit të basketbollit kosovar në atë ndërkombëtar.

“Na është hap një derë shumë e rëndësishme. Besoj se shumë shpejtë do të anëtarësohemi edhe në asociacionet përkatëse”, deklaroi ai. /Telegrafi/ 

Exit mobile version