Site icon Telegrafi

Prishtina nuk ia del ndaj Rilskit në dramën e kryeqytetit (Foto)

Sigal Prishtina ka pësuar humbje nga Rilski pas vazhdimeve me rezultat 100-104. 

Rreth një mijë shikues janë mbledhur në Pallatin e Rinisë dhe të sporteve për të përkrahur ekipin.

As në këtë ndeshje nuk figuron Drilon Hajrizi, i cili sipas të gjitha gjasave nuk do të vazhdojë sezonin me Sigal Prishtinën.

Timet out vendimtar në çerekun e parë që ktheu në lojë Prishtinën!

Çereku i parë nuk nisi mirë për Prishtinën, ku gjuajtjet dhe depërtimet nuk po finalizohen, kurse ish lojtari i Pejës, Nenad Delic, po tregohej autoritativ nën kosh.

Rhett dhe Trajkovski tentonin që të shënonin, por nuk ja dilnin, duke bërë që çereku i parë të përfundonte me fitore të mysafirëve 31-16.

Rhett ishte i rëndësishëm në rikthimin në rezultat!

Çereku i dytë ishte krejt tjetër muhabet për vendasit, ku u kthyen fuqishëm duke qenë të sakt nga goditjet dhe të qartë në aksionet realizuese, kurse më agresiv në mbrojtje.

Nenad Delic (ish lojtar i Pejës) shkaktoi telashe bashk me Bozovin. Ata ishin më të mirët sidomos në pjesën e parë!

Çerekun e dytë Prishtina arriti t’a fitonte duke u kthyer në lojë dhe duke mos lejuar shkëputjen e Rilskit.

Pjesa e dytë ishte fenomenale në fillim për Prishtinën, ku madje në fillim të çerekut të katërt erdhi edhe epërsia e parë me një seri prej 4-0.

Trajneri i Sigal Prishtinës tentoi të rikthente skuadrën e tij, por fitorja nuk u arrit!

Në vazhdim të çerekut të katërt Rilski u tregua skuadër më e pjekur, teksa Prishtina nuk tregoi përgjegjësi dhe agilitet në mbrojtje.

Në minutën e fundit Trajkovski barazoi rezultatin në 86-86, kurse në sulmin e radhës të Rilskit, Darby vodhi topin dhe tentoi të shënonte vet me një “jump shot”, megjithatë ai detyroi më pas Trajkovskin të realizojë një faul, të pestin për të duke e bërë të largohet.

Delic në fund kaloi mysafirët në epërsi në 40 sekondat e fundit me dy pikësh, para se Hinds të realizonte një treshe spektakolare për 91-90.

Në aksionin e fundit Cvetkovic shkeli vijën dhe humbi aksionin me 20.4 Prishtina kishte aksionin vendimtar.

Gerti Shima në vijën për dy gjuajtje me 19.4 sekonda të mbetur, i huqi dy gjuajtjet, para se të kërcente vet për një tap in spektakolar për dy pikë të radhës dhe rezultatin 93-90.

Në aksionin tjetër në një tentim për tri pikë të mysafirëve u pengua lojtari mysafir, duke ia lejuar tri gjuajtje me ç’rast u barazua rezultati në 93-93.

Në aksionin e fundit Shima huqi tentimin dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime, Prishtina nuk ia doli dhe Rilski fitoi me rezultat 104-100. Prishtina vazhdon të mbesë pa fitore në FIBA Europe Cup.

Delic me 22 dhe Bozov me nga 28 pikë ishin më të mirët te Rilski, teksa te Prishtina shkëlqeu Hinds me 15 pikë dhe Trajkovski me 17 pikë.

/Telegrafi/

Exit mobile version