Telegrafi

Sigal Prishtina pëson nga Balkani në çerekfinalen e dytë, eliminohet nga Liga Ballkanike

Sigal Prishtina i ka dhënë fund aventurës në Ligën Ballkanike, duke pësuar në ndeshjen e dytë çerekfinale nga Balkan.

Prishtina e kishte fituar ndeshjen e parë me dy pikëve (85:83) në javën e shkuar, por sot pësoi humbje të thellë në ndeshjen e dytë çerekfinale.

Në duelin e luajtur të mërkurën në Botevgrad, Prishtina është mposhtur me rezultatin 82:63.

Me këtë fitore, Balkani është kualifikuar në “Final Four” të Ligës Ballkanike që do të mbahet në Izrael.

Pas eliminimit në BIBL, fokusi i Prishtinës do të jetë në play-offin e Superligës së Kosovës që nis javën e ardhshme.

Në duelin e dytë ndaj Ballkanit, te Prishtina më i dalluari ishte Meriton Ismaili me 16 pikë, i përcjellë nga Dachon Burke (10).

Te Ballkani, u veçuan Christian Jones (27), Derrick Marks (14) dhe Ahmaad Rorie (12).